Mesazhi i Mbappes

Futboll

Mesazhi i Mbappes

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:53
Mesazhi i Mbappes

Ylli i PS, Kylian Mbappe, mund të ketë dhënë një mesazh në lidhje me të ardhmen e tij.

“Neymar mund të bëjë gjithçka. Është më i miri në botë”, ka thënë sulmuesi francez në një intervistë të dhënë për France Football.

“E kemi kuptuar menjëherë se çfarë ishte në gjendje të bënte kur erdhi në Paris. Kam besuar gjithmonë se kampionët e mëdhenj duhet të luajnë bashkë dhe kjo ka qenë e vërtetë për ne”.

“Neymar është zemra e projektit dhe unë jam këtu për ta ndihmuar. Kjo sepse kur kam ardhur te PSG isha vetëm një yll që po lindte dhe kisha nevojë për t’u konfirmuar në fushë”.

“Nuk do ta harroj kurrë si më ka ndihmuar në ditët e mia të para. Më ka ndihmuar dhe nuk do ta harroj kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat