Kompletohet Liria! 

Futboll

Kompletohet Liria! 

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Ilustrim

Skuadra me renome e futbollit Liria nga Prizreni ka ambicie të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Ata synojnë që të rikthehen në elitën e futbollit. 

Prizrenasit janë të vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë, kur kihet parasysh se janë në pozitën e gjashtë me 17 pikë apo nëntë pikë janë larg nga lideri Dukagjinit nga Klina.

“Kompletohet Liria! Igor Fellipe dhe Omega Roberts, prurjet përfundimtare.

Ata, kanë kaluar gjithë procedurat e kalimit, transfereve ndërkombëtare dhe në pranverë pritet të jenë mbështetje e madhe për skuadrën, krahas fondit ekzistues dhe prurjeve të mëhershme.

Skuadra e Lirisë, që nga e enjtja ndodhet në përgatitje në Durrës.
Kushtet e mira klimatike e qendrat stërvitore, kushtet që ofrojnë, bashkë me qëndrimin në Hotel 'Bonita', janë parakushte për punë dhe shpresë për suksese.

Lirisë i janë bashkuar në Durrës edhe prurjet e fundit:braziliani Igor Fellipe dos Santos dhe liberiani Omega Roberts Alamadine.

Që të dy kanë qenë shënjestra të teknikut Naci Sensoy.
'Kemi përmbyll me sukses prurjet nga jashtë.Me ardhjet e fundit, kemi përmbyll zbrazëtirat dhe jemi përforcuar dukshëm.Pres që tashmë këta të dëshmohen dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës, në luftë për të arrit objektivin', ka thënë Sensoy.
Igor Fellipe dos Dantos, luan në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa Omega Roberts Alamadine, në ate të mbrojtjes, në disa pozita”, njofton KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat