Kontrata faraonike e Messit, ja çfarë bëjnë në Argjentinë

Futboll

Kontrata faraonike e Messit, ja çfarë bëjnë në Argjentinë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Kontrata faraonike e Messit, ja çfarë bëjnë në Argjentinë

Faqja e parë e gazetës “Mundo” ku publikohej kontrata e Lionel Mesit dhe akuzohej lojtari që po kontribuonte në falimentimin e klubit është komentuar në të gjithë botës.

Reagimet kanë qenë në të gjitha mediat sportive, por më së shumti në Argjentinë i kanë dalë në mbrojtje kapitenit të tyre. Gazeta “Ole” është përgjigjur në mënyrë brilante duke “kopjuar” faqen e parë të spanjolles “Mundo” dhe kujton shifrat që ka arritur kapiteni katalanas në karrierën e tij.

“650 gola, 260 asiste dhe 755 ndeshje” ishte titulli kryesor. Në shpjegimin e lajmit thuhet se Mesi nuk është arsyeja kryesore e krizës së Barcelonës, por kjo gjë ka ardhur për faktin e keqmenaxhimin e klubit në këtë situatë. “Barcelona nuk ka një skuadër të plotë, ka një grup drejtuesish të përkohshëm, afroi lojtarë si Mina, Paulinjo, Breithueit, Vermaelen, Murijo dhe shumë të tjerë”, shkruhej më tej.

TË ARDHURAT – Në “TyC Sports” gjithashtu analizojnë situatën e Barcelonës dhe Leo Mesit: “Mesi është një pjesë e rëndësishme e të ardhurave për Barcelonën. Lionel Mesi i sjell kësaj skuadre afro 250 dhe 300 milionë euro në vit. Rroga e tij bruto është 140 milionë euro dhe minimalisht ai lë në arkat e klubit 100 milionë euro. Edhe ekspertët në Spanjë mendojnë që publikimi i lajmeve ishte i qëllimshëm dhe është interpretuar kundër Mesit. Është e vërtetë që Mesi ka një rrogë të lartë, por ai gjithashtu mbush arkat e klubit në çdo vit. E thënë ndryshe, ai e nxjerr vetë rrogën dhe gjithashtu i jep Barçës para të tjera”.

TITUJT – Ka nga ato media që kanë theksuar ecurinë sportive të Lionel Mesit. “ESPN Argentina” raporton që transferimi i Mesit te Barcelona nisi një epokë të re në futboll. “Që nga momenti kur Lionel Mesi debutoi me Barcelonën, ka arritur të fitojë 73 trofe me klubin apo individualë.

Kjo është një epokë e jashtëzakonshme dhe me të në fushën e lojës kanë ardhur 13% e titujve në historinë e Barcelonës. Mesi shkatërron Barcelonën? Kjo është një shaka e hidhur dhe dashakeqe. Dikush ka dashur t’i bëjë keq Mesit dhe ka publikuar këto lajme”, përfundon raportimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat