Halili: Gjithë kanë ëndrra, por nuk kanë gjithë vullnet!

Futboll

Halili: Gjithë kanë ëndrra, por nuk kanë gjithë vullnet!

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Halili: Gjithë kanë ëndrra, por nuk kanë gjithë vullnet!

Në Anamoravë ka shumë veprimtarë sportivë, që i dhanë shumë sportit të Republikës së Kosovës.

Ndër ta është edhe Enver D. Halili nga Tërpeza e Vitisë, që po jep kontribut të madh për sportin në përgjithësi. Ai, ditë më parë u nderuar me çmimin special për Vepër Jetësore nga Komuna e Vitisë, çmim që e bën krenar dhe e motivon edhe më shumë për të kontribuar për sportin. Çmimi i jepet për Vepër Jetësore, për kontributin e sukseset e tij si futbollist, trajner futbolli, e libra të botuara për futbollin.

Komuna Vitisë me propozimin e tij para shumë viteve në liri filloi ndarjen e çmimit Çmimi i Karrierës apo siç e emëruan ata Çmimi për Veprimtari Jetësore. Dhe vit pas viti e erdhi radha ti ndahet edhe vetë Enverit, ashtu shkon tek nuk vlerësohen sukseset po radhitja. 

Por për Enverin trajner i licencuar futbolli e autor i shumë librave të futbollit, dhe ish futbollist aktiv i viteve 1976-1987, karriera si futbollist, disiplina për të është dallimi nga caku e suksesi. 

Ky nuk ka folur asnjëherë, por ka dëshmuar  se janë gabim dhe gjithnjë ka fituar atë për çka ka punuar e jo çka ka dëshiruar. 

Futbolli edhe Enveri kanë lidhshmëri magnetike në Komunën e Vitisë, ku në kohën e sakrificës si futbollist udhëhiqte Ligën e Futbollit Vogël në Komunën e Vitisë, pastaj edhe pjesë e trajner i KF Unitetit, pastaj themelues i KF Vitia 97, themelues i Futsall Vitia 2008 ku ishte 4 vite pjese e Superligës, gjithashtu edhe ne futboll te madh me Unitetin e Sadovinës Jerlive, tani themelues i Klubit Femrave, dhe Shkolles Futbollit Presingu„ garues në Ligën e Parë.

Autor i 8 librave ku 6 nga to për futbollin, Futbolli i vogël në Komunën e Vitisë (1980-2004) pastaj Futsalli, Futsalli në Kosovë (2008-2012) pastaj adhuruesi o aforizmave e thënjëve begatoi bibliotekën e vetë sportive edhe me dy vepra aforizmash “1357 Top Aforizma Sportive“ dhe “Fraza Futbolli” duke arritur edhe kulmin e veprimtarisë së tij letrare këtë vit me librin enciklopedik të tij “Antologji e Futbollistëve Shqiptarë nga Kosova (1916-2016) libër me biografi të 1000 futbollisteve eminent që për një shekull lanë gjurmë në futbollin tonë me mbi 720 faqe.
Enveri thotë se futbolli ka përparuar mjaftë si teknikisht ashtu edhe taktikisht e fizkisht dhe është bërë industri. 

“Komuna Vitisë si edhe tjerat komuna kanë  tejkaluar mundësitë e veta ne ngritjen e punës dhe sukseseve, si në futboll ku KF Vllaznia nga Pozherani e KF Vitia janë pjese afatgjate në Ligen e Parë të shtetit, kurse Vllaznia ishte edhe pjesë e Superligës së futbollit, e KF Vitia po tenton tani të bëhet anëtare e Superligës”, thotë Halili për gazetën “Bota sot”. 

Shenjëtaria është klub që identifikon komunën, shahu, pingpongu , futsall ku tani nën udhëheqjen e Enverit ështl kampion vjeshtor dhe shpreson inkuadrimin në Superligë, themelimi i KFF Presingu për femra U-16 që garojnë në ligën e parë është edhe një histori komune, ku me znj. Makfirete Zukën e Granit Halilin udhëheqin me plot sukses.
“Komuna Vitisë ka njerëz profesional edhe për suksese që janë të lakmueshme”, thotë ai. Enveri më së nuk ndalet pas këtij çmimi, sepse derisa për disa futbolli është jetë, Enveri jeton me futbollin. “Halili: Gjithë kanë ëndrra, por nuk kanë gjithë vullnet!”, përfundon Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat