Kosova mbetet edhe pa një emër të sportit 

Futboll

Kosova mbetet edhe pa një emër të sportit 

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Hashim Aliu – Blakçori

Futbolli dhe sporti në përgjithësi në Kosovë, ka humbur një sportist të dëshmuar! 
Ka ndërruar jetë Hashim Aliu – Blakçori. 

Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, është i pikëlluar thellë me vdekjen e Hashimit.  
“Ndërrojë jetë Hashim Aliu – Blakçori.

Doajeni i arsimit sportit e kulturës në Llap. Ishte normalist i gjeneratës së art[ të Prishtinës, viteve të 60-ta. Ishte pedagog e mësuesi më i respektuar...nga dora e të cilit, dolën shumë individ me kualifikime të larta shkollore.
Ishte futbollist i KF Llapit për shumë vite, shquar me teknikë e precizitet të përsosur dhe si lojtar i gjeneratës së artë që shkruan histori me juniorët e KF Llapit duke arritur ne çerekfinale të ish Jugosllavisë duke u eliminuar nga Zvezda në Beograd. Ishte për disa vite trajner i KF Llapit, si te juniorët dhe seniorët.

Një gjeneratë e re u kalit e u afirmua nën udhëheqjen e tij duke marrë pjesë në gara shtetërore të asaj përbërje 22 milion banorëve në atë mes ishin shumë emra të njohur në krye me Rifat Hajdari, Fadil Vokrrin, Naser Hysenin, Isa Blakçori, Shabanin...

Ishte për shumë vite, një ndër referët më të mirë në futbollin e Kosovës. 

Në trevën e Llapit njihej, si një fytyrë e urtë dhe intelegjente... prof Hashimi, ashtu si ishte ,iku qetë në botën e amshimit, duke lënë gjurmë lavdie, atje ku punojë dhe veprojë... Lamtumirë legjendë”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat