Gol nga pika e bardhë, dy asistime dhe paraqitje mbresëlënëse – Bruno Fernandes vlerësohet me notën 10

Futboll

Gol nga pika e bardhë, dy asistime dhe paraqitje mbresëlënëse – Bruno Fernandes vlerësohet me notën 10

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:00
Bruno Fernandes

Nuk ka nevojë shumë për komente apo analiza.

Manchester United ka dërrmuar totalisht Southamptonin me rezultat 9-0, në kuadër të xhiros së 22 në elitën e futbollit anglez.

Kampioni i 20-fishtë ishullor shfrytëzoi në maksimum një përjashtim të hershëm të Alexandre Jankewitz.

Wan-Bissaka, Rashford, Bednarek OG, Cavani, Martial (2x), McTominay, Fernandes dhe James realizuan gola në këtë fitore, që me gjasë do të gjejë vend në margjinat e klubit nga “Teatri i Ëndrrave”.

Kjo njëherit ishte vetëm fitorja e tretë në histori të Premier Ligës me 9 gola dallim. Man Utd më 1995, Leicester më 2019 dhe tani sërish Man Utd më 2021.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “WhoScored” ka shpalosur edhe notat e lojtarëve, ndërsa siç edhe mund ta shihni, Bruno Fernandes është vlerësuar me notë maksimale, 10.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat