Tjetër telash për Simeonen

Futboll

Tjetër telash për Simeonen

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Tjetër telash për Simeonen

Atletico e Madridit njoftoi këtë të mërkurë në mëngjes se futbollisti Joao Félix ka dalë pozitiv me Koronavirus, pas testeve PCR të kryera në skuadrën e “Los Colchoneros”. Në njoftimin e klubit shkruhet:

“Sulmuesi mbetet i izoluar në shtëpinë e tij në përputhje të plotë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollin e LaLiga.”

Joao bashkohet u bashkohet “të sëmurëve” të tjerë Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso, gjithashtu të infektuar nga virusi, të cilët nuk ishin të disponueshëm  për ndeshjen kundër Cádizit.

Është e sigurt mungesa e portugezit ndaj Celta Vigos, ndërsa për ndeshjet e radhës gjithçka do të varet nga rezultatet e tamponëve që do të kryejë futbollisti  në ditët në vazhdim.

Këtë sezon, sulmuesi i Atlético ka luajtur 25 ndeshje (18 në LaLiga, një në Kupë dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve), me një total prej 1 679 minutash të luajtura. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë pesë asistime (gjashtë gola në La Liga dhe tre në Champions League; dhe pesë asistimet në La Liga).

Portugezi e nisi vrullshëm sezonin por më pas performanca e tij ra disi. Në transfertën e fundit ndaj Cádizit portugezi e nisi titullar, por Simeone e zëvendësoi me Correan në minutën e 60-të. Pas shërimit nga COVID-19, Joao Felix duhet të luftojë fort për të qenë në formë optimale, që të ketë besimin maksimal të “El Cholos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat