Juventusi ëndërron rikthimin e Pogbas

Futboll

Juventusi ëndërron rikthimin e Pogbas

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Juventusi ëndërron rikthimin e Pogbas

Juventusi raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Paul Pogbas.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, kishte deklaruar në muajin e kaluar se mesfushori francez do largohet gjatë këtij viti. Oferta drejt tij gjatë afatit të janarit nuk pati, teksa Manchester United besohet se po përgatitet për të pranuar oferta gjatë verës.

‘Calciomercato’ shkruan se Juventusi ende po ëndërron rikthimin e 27 vjeçarit në Torino, aty ku kishte kaluar katër vite, para se të rikthehej në ‘Old Trafford’ në vitin 2016.

Kampioni në fuqi italian është duke monitoruar situatën dhe po shpreson që Pogba të mos nënshkruaj kontratë të re, teksa kontrata aktuale e tij me ‘Djajtë e Kuq’ skadon në verën e vitit të ardhshëm. 'Zonja e Vjetër' besohet se do bëj ofertën gati për afatin kalimtar të verës.

Në rast se dështon kjo lëvizje, Juventusi thuhet se do tentojë transferimin Houssem Aouar nga Lyoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat