Liverpool do tre pikë

Futboll

Liverpool do tre pikë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Liverpool do tre pikë

Nga Premier League, dy takime, Burnley – Man. City, në orën 19:00, dhe Liverpool – Brighton, në orën 21:15.

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila kryeson Premier League-n me golaverazh më të mirë se Manchester United (nga 44 pikë), synon të rikthejë diferencën prej tri pikësh me “Djajtë e Kuq”. Duhet theksuar së Citizens momentalisht kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivalët ndërqytetas.

Kampionët në fuqi të Liverpoolit, të cilët presin në “Anfield” Brightonin, nuk mund t’ia lejojnë vetës hapin e gabuar në shtëpi, pasi çdo pikë e lënë do t’u kushtonte shtrenjtë në fund të sezonit.

Nga kampionati francez, sfida e parë është ajo e orës 19:00 mes Bordeaux dhe Lille, ndërsa në 21:00 PSG pret Nimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat