Karriera e David Luiz tek Arsenali shënoi një tjetër pikë të ulët

Futboll

Karriera e David Luiz tek Arsenali shënoi një tjetër pikë të ulët

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Karriera e David Luiz tek Arsenali shënoi një tjetër pikë të ulët

Karriera e David Luiz tek Arsenali shënoi një tjetër pikë të ulët në humbjen 2-1 kundër Wolves. Mbrojtësi brazilian shkaktoi penalltinë e tij të gjashtë dhe mori kartonin e tij të tretë të kuq që kur iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2019. Asnjë futbollist në Premier League nuk ka shifra kaq negative për një kohë kaq të shkurtër.

33-vjeçari reagoi në Instagramin e tij për vendimet e gjyqtarit Craig Pawson, duke shkruar shkurt: “E pabesueshme”, ndjekur nga disa “emoji” me fytyrë të zemëruar.

Legjenda e Arsenalit Martin Keown shpërtheu ndaj Luiz, duke thënë se ai duhet të mësojë nga gabimet e tij. Keown tha gjatë komentit të ndeshjes në BT Sport, u shpreh: “Nëse nuk bën asnjë përpjekje për të luajtur topin, atëherë ke fajësuar veten. David Luiz e ka bërë këtë në më shumë se një rast, mendoj se ai është nxjerrë jashtë tri herë për të njëjtën gjë.”

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, mendoi portieri Bernd Leno, që me një veprim naiv (goditi topin me dorë jashtë zonës), mori karton të kuq, me Arsenalin që mbeti me 9 lojtarë.

“Karton i kuq i Lenos është qesharak, por ky episod nuk e fsheh faktin që Luiz është një katastrofë që do të ndodhë nga momenti në moment,” – vijoi Martin Keown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat