Mbrojtësi i Arsenal: Askush nuk po na mund

Futboll

Mbrojtësi i Arsenal: Askush nuk po na mund

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Mbrojtësi i Arsenal: Askush nuk po na mund

90 minutat e djeshme të Premier League nuk shkuan aspak mirë për Arsenalin. Topçinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1 ndaj Uolverhempton teksa ekipi i drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak për shkak se David Luiz dhe portieri Neto u ndëshkuan me karton të kuq.

Kjo ndikoi drejtpërdrejt në lojë, ndërsa mbrojtësi Hektor Belerin pas ndeshjes theksoi se skuadra po humbet kundër vetes së saj, shkruan vipsport.

“100% që jemi duke marrë shumë kartonë të kuq. E kemi treguar që kur jemi 11 kundër 11 në fushë është krejtësisht tjetër situatë. Kishim kontroll të plotë në pjesën e parë, duhej të shkonim në 2-0, por paguam gabimet.

E kam thënë gjithmonë që kundërshtarët nuk po na mundin neve, ne po humbasim kundër vetes sonë. Është koha të mësojmë dhe shpresojmë që ky të jetë rastii fundit, ishim në një ecuri të mirë dhe me shumë besim”, u shpreh Beleri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat