Frikë, aeroplani ku ndodhej doli nga pista prej shiut

Futboll

Frikë, aeroplani ku ndodhej doli nga pista prej shiut

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Frikë, aeroplani ku ndodhej doli nga pista prej shiut

Psherëtimë lehtësimi për Dries Mertens. Sulmuesi i Napolit zbarkoi të shtunën e kaluar me një avion privat në Deurne, afër Antwerp, por jo gjithçka shkoi në mënyrën e duhur.

Aeroplani në të vërtetë rrëshqiti dhe doli nga pista.

Për fat të mirë, siç raportohet nga media belge, incidenti u zgjidh pa shumë probleme. Mertens, i cili dëmtoi kyçin e majtë në ndeshjen kundër Interit, më 16 dhjetor, vendosi të kthehej në Belgjikë për të vazhduar rehabilitimin e tij me sistemin “Move To Cure” të fizioterapistit Lieven Maesschalck.

Për këtë, ai fluturoi nga Napoli në Antwerp me një avion privat, të kompanisë kroate “Jung Sky”. Me të arritur në aeroportin e Deurne, për shkak të shiut të madh, pilotët nuk ishin në gjendje ta mbanin aeroplanin në pistë, që lëvizi përtej parashikimeve dhe përfundoi në barin e zonës së sigurisë.

“Ne u thirrëm të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:20, për të ofruar ndihmë, – shpjegoi një zëdhënës i zjarrfikëseve në Antwerp. – E kthyem avionin përsëri në pistë me dy automjete teknike”.  Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh, por me një frikë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat