Shakira nuk martohet me Pique dhe pas kësaj fshihet një arsye e çuditshme

Futboll

Shakira nuk martohet me Pique dhe pas kësaj fshihet një arsye e çuditshme

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Shakira nuk martohet me Pique dhe pas kësaj fshihet një arsye e çuditshme

Prej disa vitesh këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique janë në një raport dashurie.

E gjitha nisi në "World Cup 2010", ku këngëtarja performoi dhe prej atij momenti nuk janë ndarë më dhe kështu kanë afro 11 vite bashkë.

Dyshja kanë dhe dy fëmijë bashkë, por nuk janë të martuar dhe këngëtarja ka rrëfyer se nuk dëshiron të martohet me Piquen edhe pse ai është babai i fëmijëve të saj. Shakira ka frikë të martohet me Pique

"Martesa më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si gruan e tij, por si të dashurën.

Dua të jem e dashura e tij. Fruti i ndaluar. Kam frikë se të gjitha këto do zhdukeshin nëse do martohemi", ka rrëfyer Shakira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat