Futbollisti mesazh Shqipërisë: Mund të zgjedh edhe Kosovën

Futboll

Futbollisti mesazh Shqipërisë: Mund të zgjedh edhe Kosovën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Futbollisti mesazh Shqipërisë: Mund të zgjedh edhe Kosovën

Emir Sahiti është duke shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Sibenikut. I huazuar nga Hajduk Spliti, mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të shënojë pesë gola në kampionat në 17 ndeshje që ka zhvilluar deri më tani. Së fundmi, 22-vjeçari ka qenë protagonist fillimisht me një dopietë dhe më pas me gol dhe asist në triumfin ndaj Dinamos së Zagrebit.

Sahiti, në një prononcim për mediat kroate ka treguar marrëdhënien që ka me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes si dhe është pyetur edhe në lidhje me Kombëtaren A, shkruan panoramasport.

ARGËTIMI – Sahiti nuk është vetëm një lider në fushën e lojës te Sibenik. Ai ka treguar se është shpesh lojtari që organizon momentet gazmore dhe festimeve. “Unë jam DJ-i i ekipit në dhomat e zhveshjes. Mundohem që të krijoj momente të gëzueshme dhe festimeve me këngët vendase dhe jo vetëm në ekip. Po ndihem mjaft mirë këtu. Kam kontratë deri në fund të vitit dhe më pas me menaxherin tim Adrian Aliaj do të flasim se çfarë do të ndodhë për vazhdimësinë”, tha fillimisht Sahiti.

KOMBËTARJA – Milot Rashica është talenti për të cilin, kushdo në Shqipëri ka keqardhje që nuk e vijoi rrugëtimin në Kombëtare a pas aktivizimit me ekipin Shpresa.

Pjesë e të gjithë ekipeve të moshave kuqezi ka qenë edhe Emir Sahiti. Lidhur me Kombëtaren A, ai ka dhënë një “SMS” për stafin e ekipeve Kombëtare në Shqipëri, si dhe drejtpërdrejt për trajnerin Reja. “Prindërit e mi janë nga Prishtina. Unë kam qenë pjesë e ekipeve të moshave me Kombëtaren e Shqipërisë prej pesë vitesh. Kë zgjedh mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Nuk ka rëndësi. Ne jemi vëllezër. Jemi një. Cilëndo që do të zgjedh, asnjë nuk do të mërzitet me mua”, ka deklaruar Emir Sahiti në mediat kroate. Sahiti është në pritje të Kombëtares A, pas 10 ndeshjeve në U-21. Ai ka zgjedhur kuqezinjtë më parë, duke refuzuar Maqedoninë dhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat