BC Partners nuk heq dorë nga blerja e Interit

Futboll

BC Partners nuk heq dorë nga blerja e Interit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:54
BC Partners nuk heq dorë nga blerja e Interit

Pavarësisht frenimit të javës së kaluar, duket se negociatat mes Suning dhe BC Partners për shitjen e aksioneve të Interit, vijojnë ende dhe këtë e konfirmon gazeta e përditshme e biznesit “Milano Finanza”.

Sipas kësaj të përditshmeje, fondi britanik ka bërë një ofertë prej 880 milionë eurosh për aksionet e klubit zikaltër dhe ka marrë një refuzim paraprak nga Suning, që pretendon të paktën 950 milionë euro, përfshi edhe borxhet.

Megjithatë fondi britanik BC Partners nuk është dorëzuar dhe pritet që brenda kësaj jave të formulojë një tjetër ofertë me shkrim, që mund të jetë edhe më pranë pretendimeve të grupit kinez Suning.

Ndërkohë vlen të theksohet se paralelisht, pronarët aktualë të Interit po negociojnë edhe me fonde të tjera të mëdha botërore për shitjen e aksioneve, por grupi britanik BC Partners është më I avancuar në bisedime, pasi ka bërë edhe një vlerësim paraprak të klubit.

Kinezët e Suning erdhën me një projekt mjaft ambicioz në krye të klubit të Interit, por së fundi qeveria kineze ka bllokuar investimet jo-strategjike jashtë vendit dhe I ka detyruar ata të tërhiqen, pasi e kanë të pamundur të investojnë kapitalin e tyre te zikaltrit.

Këtë e pranoi edhe trajneri i Interit, Antonio Conte, që menjëherë pas ndeshjes së djeshme me Juventusin, shprehu keqardhjen e tij që në gusht të vitit të kaluar u ndërpre një projekt mjaft interesant, që synonte ngritjen e klubit në nivelet më të larta europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat