Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2021

Futboll

Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2021

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2021

Ndahen stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021.

Në ceremoninë e organizuar sot nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit morën pjesë Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja si dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Kastrati kërkoi nga gjyqtarët punë sa më profesionale. Nga 13 gjyqtarët që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, vijojnë të jenë edhe tre femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente. Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.

Gjyqtarë kryesorë:
1.Enea Jorgji
2.Eldorian Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta

Asistentët:
1.Denis Rexha
2. Ridigers Ccokaj
3. Nertil Bregasi
4. Dojando Myftari
5. Ilir Tartari
6. Redi Avdo
7. Koleta Prenga
8. Erinda Kume

Gjyqtar i Futsallit
1. Arlind Subashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat