Bejtush Bejta për Hashim Aliun: E humbëm një doajen të vërtetë të arsimit dhe një trajner të mrekullueshëm 

Futboll

Bejtush Bejta për Hashim Aliun: E humbëm një doajen të vërtetë të arsimit dhe një trajner të mrekullueshëm 

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Bejtush Bejta për Hashim Aliun: E humbëm një doajen të vërtetë të arsimit dhe një trajner të mrekullueshëm 

Ish futbollisti i mirënjohur llapjan, Bejtush Bejta, është thellë i pikëlluar për ikjen në amshim të trajnerit të mirënjohur dhe doajenit të arsimit, Hashim Aliu. 

“Hashim Aliu i lindur në Podujevë me datë 15.03.1942 pas një sëmundje të shkurtër, me datë 02.02.2021 u nda nga jeta. Doajeni i arsimit, mësues e arsimtar, futbollist, refer dhe trajner i devotshëm, duke na lënë në pikëllim të thellë.

Ishte një mësues e arsimtar i jashtëzakonshëm. Ishte një pedagog i vërtetë, ai ishte një mësues i shkëlqyer, i cili me devotshmëri të lartë i edukoi shumë e shumë gjenerata te cilët sot janë bërë arsimtar, profesor, mjek , magjistra doktorë shkencash, të cilët gjithherë folën respektin me te madh për mësuesin e tyre te dashur. Ishte një njeri i urtë, i edukuar dhe një punëtor shumë i dalluar, Intelektualizimi i forcuar i tij u shpërfaq të secila gjeneratë, të cilën e përcolli doajen i vërtetë.

Ai për mëse 20 vite ishte lojtar standard i KF "LLAPI" i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm, arriti të bëhet, një ndër lojtarët më të mirë dhe më të dashur të këtij ekipi. Ky lojtar i edukuar me sjelljet dhe me angazhimin ne fushë, përherë u bë një legjendë e vërtet e ekipit të KF "LLAPI" i cili shkëlqeu për shumë vite për sa ishte lojtar shembull i këtij ekipi.

Hashim Aliu, talentin e jashtëzakonshëm e tregoj edhe si refer i futbollit në çdo qytet të Kosovës. Dhe për mëse 20 vite ishte shembull i referimit. Gjithherë e ndau drejtësinë në fushën e gjelbërt ashtu siç kërkojnë rregullat e futbollit. E së bashku me Bislim Aliu dhe me Bedri Muçolli, ishin për disa vite, treshja e gjyqtarëve më të mirë në Kosovë.

Hashim Aliu, talentin e rrallë dhe punën e palodhshme dhe tejet të mrekullueshme, tregoj edhe si trajner i futbollit. Ai ishte disa vite trajner i KF. "LLAPI" të seniorëve dhe juniorëve të këtij ekipi. Serioziteti i gjithhershëm në punë e bënë që Hashim Aliu të bëhet një trajner i dashur i respektuar dhe tejet i arsimuar.

Së pari punën si trajner Hashim Aliu, e tregoj si arsimtar i Edukatës Fizike, ku me ekipin e shkollës ku punoj, në shkollën "Vëllaznim Bashkimi" të Podujevës, në vitin 1978 e zuri vendin e parë në ish Jugosllavin e atëhershme. Ky ishte sukses i jashtëzakonshëm falë trajnerit të mrekullueshëm dhe tejet pedant Hashim Aliu. Garant i mbajtën në Çakovec të Kroacisë.

Mandej si trajner i juniorëve të Llapit Hashim Aliu në vitet e 70'ta në garant që u mbajtën në Beograd, ku në atë mes ishin shumë emra të njohur në krye me Rifat Hajdarin, Fadil Vokrri, Naser Hyseni , Isa Blakçori ekipi i tij arriti gjere në finale, ku humbi nga "Cërvena Zvezda" e Beogradit 3:1. 

Për këto suksese, meritat më të mëdha i takojnë trajnerit të respektuar, të dashur dhe punëtorit të palodhshëm Hashim Aliut.

Sporti dhe arsimi në Kosovë, e posaçërisht ai llapjan, e humbën, një doajen të vërtetë të arsimit, një futbollist, refer dhe një trajner të mrekullueshëm, pedant dhe një punëtor te zellshëm dhe të palodhur .

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Bejtush Bejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat