Asamoah zyrtarizohet te Cagliari

Futboll

Asamoah zyrtarizohet te Cagliari

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Asamoah zyrtarizohet te Cagliari

Pas largimit nga Interi verën e kaluar, Kwadwo Asamoah gjen skuadër të re.

Ganezi është zyrtarisht lojtari i Cagliarit. Ardhja e 32-vjeçarit në skuadër i jep më shumë vlera dhe cilësi sulmit të skuadrës.

Pas disa ditëve stërvitje me grupin, futbollisti duket se i ka bindur drerjtuesit e klubit për t’iu bashkuar kështu skuadrës sarde.

Asamoah do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Eusebio Di Francesco deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat