Autoritetet gjermane ndalojnë Mustafin të debutojë

Futboll

Autoritetet gjermane ndalojnë Mustafin të debutojë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Autoritetet gjermane ndalojnë Mustafin të debutojë

Shkodran Mustafi nuk do mund të debutojë me klubin e tij të ri, Schalke, as në këtë fundjavë.

E gjitha kjo ka ndodhur për arsye se rregullat në Gjermani parashohin që një lojtar i cili transferohet nga Anglia, të qëndrojë në karantinë.

Kjo nënkupton se Mustafi mund të stërvitet i vetëm dhe të bëhet i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, kur edhe mbaron karantina për të.

"Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë, Shkodran Mustafi do të jetë në karantinë të paktën deri më 5 shkurt. Lojtari i transferuar nga Arsenali duhet të izolohet", thuhet në komunikatën e postuar nga klubi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat