Fitoi 5661 euro nga disfata e Mourinhos, tallet keq me të

Futboll

Fitoi 5661 euro nga disfata e Mourinhos, tallet keq me të

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Fitoi 5661 euro nga disfata e Mourinhos, tallet keq me të

Në vend që ta falenderonte, ai preferoi të tallej me trajnerin portugez… Sahlil Arora, një tifoz indian (nga New Delhi) e bëri këtë në një mënyrë argëtuese dhe goliardike, sepse arriti të fitonte 5661 euro në lojën e basteve “Fantasy5”. Humbja e Mourinhos dhe Tottenham ndaj Brighton ishte vendimtare për suksesin e tij, falë një goli të Leandro Trossard.

Megjithatë, i pakënaqur me kaq, Sahlil vendosi të investojë një pjesë të fitimeve për të blerë një faqe të gazetës londineze “Enfield Independent” dhe për t’u tallur me “Special One”: 

“I dashur Mourinho. Kam paguar për këtë reklamë nga 5000 paundët që fitova kur Tottenham humbi ndaj Brighton.

Ky është një trofe i veçantë për t’ju falënderuar. Mund të jetë i vetmi që do të fitoni këtë sezon”. Për atë që e bëri të famshme frazën “zero titul”, duket një fyerje e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat