Ylli i Liverpoolit e thotë publikisht: Nuk jemi në garë për titull

Futboll

Ylli i Liverpoolit e thotë publikisht: Nuk jemi në garë për titull

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Ylli i Liverpoolit e thotë publikisht: Nuk jemi në garë për titull

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka pranuar se skuadra e tij nuk është në garën për titull aktualisht pas humbjes turpëruese 1-0 në shtëpi ndaj Brightonit të mërkurën mbrëma.

Steven Alzate shënoi në minutën e 56-të për pulëbardhat në atë që do të dilte të ishte goli i vetëm i lojës në Anfield dhe i tri pikëve për Brighton.

Humbja i mbajti Reds shtatë pikë prapa Manchester City, i cili gjithashtu ka një ndeshje më pak ndaj kampionëve të sezonit të kaluar.

Liverpooli duket shumë larg nga ritmi i lart që vendosën sezonin e kaluar, me sulmin e tyre në shtëpi që duket veçanërisht i dobët.

Reds nuk kanë arritur të shënojnë në tre ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi për herë të parë që nga tetori 1984, duke çuar shterpësinë në 348 minuta.

Duke folur për BBC pas ndeshjes, Robertson pranoi që skuadra e tij është larg formës së kërkuar dhe nuk gjendet momentalisht në garë për titull.

“Brighton ishin ekipi më i mirë. Ne ishim jashtëzakonisht zhgënjyes në të gjithë fushën. Ju duhet t’i jepni merita ekipit që luajti më mirë. Ata krijuan shanse, na shtypën – bënë gjithçka që donim të bënim”, ka thënë fillimisht Robertson.

“Ndërsa qëndron ky moment, ne nuk jemi në garën për titull. Jemi shtatë pikë prapa Cityt dhe ata kanë një lojë më pak. Jam i sigurt se ata do të thoshin të njëjtën gjë nëse do të ishin potencialisht 10 pikë prapa.

“Ne duhet të kthehemi te Liverpool që të gjithë e njohin. Jemi akoma një ekip i mirë. Ne nuk kthehemi në një ekip të keq brenda natës”, përfundoi skocezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat