Mourinho: Besoj se Chelsea gjithmonë ka pasur lojtarë

Futboll

Mourinho: Besoj se Chelsea gjithmonë ka pasur lojtarë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:27
Mourinho: Besoj se Chelsea gjithmonë ka pasur lojtarë

Jose Mourinho beson se menaxhimi i Chelsea nuk mund të jetë shumë i vështirë, sepse ai dhe shumë trajnerë të tjerë kanë fituar tituj në “Stamford Bridge” në sezonet e fundit.

 Portugezi do të ketë shansin e tij të parë për t’u ballafaquar me trajnerin e ri të Chelsea, Thomas Tuchel, të enjten, kur “Spurs” t’i presin blutë në veri të Londrës. “Special One” bëri emër në “Stamford Bridge”, pasi mbërriti aty nga Porto më 2004, duke fituar tre tituj të Premier League në dy eksperienca të veçanta.

Mourinho nuk është trajneri i vetëm që i ka dhënë një titull kampionati Chelsea kohët e fundit, siç ai theksoi para përplasjes së skuadrës së tij aktuale me ish-punëdhënësit: “Nuk mendoj se është shumë e vështirë të stërvitësh te Chelsea, sepse unë kam qenë kampion tri herë atje, Carlo Ancelotti ishte kampion, Antonio Conte ishte kampion. Kush tjetër? Nuk mund të jetë shumë, shumë e vështirë, sepse ne kemi fituar tituj atje.

Besoj se Chelsea gjithmonë ka pasur lojtarë dhe skuadra të shkëlqyera, si dhe trajnerë të mirë. Kësi klubesh të japin një mundësi shumë të mirë për të fituar tituj”.

Mourinho beson se menaxhimi në Premier League do të jetë një hap i madh për Tuchel, i cili udhëhoqi PSG në dy sezone: “Sfida më e madhe për një trajner është të punojë në ligat më të mira. Liga jonë në këtë moment është më sfiduesja. Tuchel vjen nga një kampionat, që nuk mund ta krahasosh me Premier League. Sidoqoftë, ai është mësuar të punojë me lojtarë të kalibrit të lartë, me dhoma zhveshjesh të mbushura me yje. Besoj se do të përshtatet mirë në një klub si Chelsea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat