‘Tronditët’ Tottenham, Reguilon i hapur për rikthimin te Reali

Futboll

‘Tronditët’ Tottenham, Reguilon i hapur për rikthimin te Reali

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Sergio Reguilon

Ylli i Tottenhamit, Sergio Reguilon do ishte i lumtur që të rikthehet te ish skuadra Raeal Madrid.

Spanjolli kaloi në verë te skuadra londineze ku ka qenë i padiskutueshëm, por “Los Blancos” kanë mundësinë e riblerjes.

Me Marcelon që pritet të largohet nga Reali, trajneri Zinedine Zidane do ishte i hapur ta mirëpriste Reguilonin në “Bernabeu” për të garuar me Ferland Mendyn në formacionin bazë.

Sipas OkDiario, Reguilon gjithashtu do ishte i lumtur me rikthimin te Real Madridi, edhe pse është i lumtur te Spurs.

Reguilon thuhet se është i hapur që të largohet nga Tottenhami që ta realizojë ëndrrën e fëmijërisë, pra të fitojë trofe me “Galaktikët”.

Ndërkohë, kujtojmë se për të riblerë mbrojtësin, Reali duhet të paguajë plotë 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat