Real Madrid sërish përballet me ‘problemin’ Bale

Futboll

Real Madrid sërish përballet me ‘problemin’ Bale

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Gareth Bale

Real Madridi tani ka edhe një tjetër problem që duhet të zgjedhë në verën e ardhshëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin Gareth Bale që momentalisht është huazim te Tottenhami, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në Premierligë që nga vera.

Tottenhami thuhet se nuk do ta mbajë lojtarin pasi të përfundojë huazimi, që nënkupton se Bale duhet të rikthehet në Madrid gjatë qershorit dhe Reali nuk e do gjithashtu në skuadër.

Bale edhe në të kaluarën ka treguar se nuk i pëlqen skuadra spanjolle duke qenë i vetmi lojtar që refuzon zbritjen e pagës për 10 për qind, derisa fiton 34 milionë euro në vit.

Paga e lartë do jetë problem për klubin, derisa as Zidane nuk do ta lejojë të garojë me yjet e tjerë, si Vinicius Junior ose Rodrygo.

Reali ka nisur të shikojë nëse ka skuadër të interesuar për uellsianin, mirëpo problemi kryesor mbetet paga e madhe e sulmuesit, që shumë pak skuadra mund ta paguajnë duke marrë parasysh edhe pandeminë e COVID-19 që i ka ‘goditur’ klubet në anën financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat