Për dallim nga Liverpooli, Lazio do të udhëtojë sigurt në Gjermani

Futboll

Për dallim nga Liverpooli, Lazio do të udhëtojë sigurt në Gjermani

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Lazio do të udhëtojë sigurt në Gjermani

Dueli tjetër në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Lazios dhe Bayern Munchen do të zhvillohet sipas orarit normal.

Derisa autoritetet gjermane kanë ndaluar Liverpoolin të hyjë në vend për tu ndeshur me RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve, Lazio do udhëtojë sigurt në “Allianz Arena”, për tu përballur me Bayern Munchen.

Sot u raportua nga “SkySports” se Liverpooli nuk do jetë në gjendje të udhëtojë në Gjermani, pasi që Qeveria gjermane ka anuluar të gjitha fluturimet që vijnë nga Anglia, shkaku i variantit të ri të COVID-19.

Policia Federale informoi klubin RB Leipzig se ata do të duhet tu përmbahen rregullave dhe nuk do të ketë përjashtime.

Edhe skuadra londineze, Arsenal është gjithashtu në bisedime për ndeshjen e tyre në kuadër të Europa League ku do të ndeshen me skuadrën portugeze, Benfica dhe që do të luhet në një lojë të vetme në terren neutral pas kufizimeve të udhëtimit me Anglinë.

Sidoqoftë, klubet italiane nuk bëjnë pjesë në këtë listë, sepse Italia nuk ka të njëjtat kufizime të udhëtimit nga Gjermania dhe Portugalia.

Kjo sepse Italia nuk ka raportuar numër të lartë të rasteve me variantin e ri të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat