Fyerjet dhe racizmi përmes rrjeteve sociale, flet Arteta

Futboll

Fyerjet dhe racizmi përmes rrjeteve sociale, flet Arteta

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për përdorimin e rrjeteve sociale dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë te futbollistët. Një temë për të cilën po flitet shumë në Britaninë e Madhe javët e fundit pas sulmeve raciste ndaj lojtarëve të Manchester United Alex Tuanzebe dhe Anthony Martial , të përdorur si kurban për humbjen në shtëpi kundër Sheffield United.

West Bromwich Albion denoncoi në polici për fyerje dhe kërcënimet drejtuar mesfushorit të tyre Romaine Saëyers , të shënjestruar pas disfatës së rëndë kundër Manchester City.

Më i fundit në rend kronologjik është Alex Jankewitz i Southampton, i cili u sulmua rëndë pas humbjes kundër Manchester United.

Në lidhje me këto abuzime në rrjetet sociale, ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili u shpreh: "Ekzistojnë lloje të ndryshme abuzimesh dhe ato duhet të zhduken të gjitha. Rrjetet sociale kanë një përgjegjësi të madhe për atë që po ndodh, sepse shëndeti mendor i lojtarëve varet edhe nga sa janë të ekspozuar.

E kuptoj që të gjithë kanë një mendim, por nuk mund të përdoret për të fyer njerëzit, abuzuar me ta dhe për të përdorur një smartphone ose kompjuter për të thënë atë që dëshiron në adresën e një personi që as nuk e njeh. Një situatë që po shkakton kaq shumë dëme në futboll dhe tek personat publik ", tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat