Skandaloze, presidenti i skuadrës italiane kapet “mat” me 200 mijë euro

Futboll

Skandaloze, presidenti i skuadrës italiane kapet “mat” me 200 mijë euro

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:17
Marcello Cianci

Presidenti i skuadrës italiane, Novara, Marcello Cianci, është bërë protagonist në mediat italiane shkaku i nje zarfi që u gjet në makinën e tij.

Presidenti i skuadrës Novara e cila angazhohet në Serie C në Itali, ka dhënë dorëheqjen pasi u kap me një zarf që përmbante 200 mijë euro para të gatshme që nuk ishte në gjendje të shpjegonte prejardhjen e tyre.

Marcello Cianci kishte qenë në krye të klubit që nga fundi i vitit 2019 dhe ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të klubit italian.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, 50-vjeçari u ndalua në makinën e tij nga policia në regjionin e Calabrisë, ku u zbulua se kishte një zarf që përmbante 200 mijë euro në para.

Zarfi ishte fshehur brenda një kutie plot me ushqim në veturën “Jeep”.

Cianci nuk ishte në gjendje të jepte një shpjegim të duhur për praninë e parave të gatshme, kështu që shuma u konfiskua dhe filloi një hetim lidhur me rastin në fjalë.

Novara publikoi një deklaratë duke këmbëngulur se situata nuk kishte asnjë lidhje me klubin dhe kjo ishte krejtësisht një çështje personale dhe ka të bëjë vetëm me Ciancin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat