“Liverpooli tani duhet të luftojë për top 4”

Futboll

“Liverpooli tani duhet të luftojë për top 4”

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Jamie Carragher mendon se skuadra e Jurgen Klopp tani do të fokusohet në kualifikimin në Ligën e Kampionëve sesa në marrje të titullit

LIverpool tani duhet të shikon përfundimin e kampionatit në top katër, sipas Jamie Carragher, i cili ka pranuar se sfida për titull e Reds nuk ka përfunduar.

Trofeu i Premier Ligës u kthye në Anfield për herë të parë më 2019-20, me skuadrën e Jurgen Klopp e cila kishte 18 pikë më shumë në tabelë derisa ata kishin një kampanjë të jashtëzakonshme.

“Andy Robertson doli dhe tha që Liverpooli nuk janë në garë për titull dhe mendoj që ai ka të drejtë, s’paku si duken gjërat për momentin”, tha ish mbrojtësi i Liverpool për Sky Sports.

“Liverpool tani duhet të koncentrohet në sigurimin e pozitës së katër, të shoh seriozisht çdo ndeshje seriozisht për shkak se forma e tyre është shumë e dobët”.

“Ka aq shumë ndryshime në skuadër sa që ju nuk jeni kurrë i sigurt çfarë do të ndodh. Alisson ishte deri në minutën e fundit kundër Brightonit dhe Liverpool ende pret disa lojtarë të kthehen”.

“Kështu për momentin, nëse ju duhet t’i ofroni diçka Liverpoolit është përfundimi i tyre në top katër. Kjo duhet të jetë synimi i Liverpool për shkak se kjo është ajo çfarë është qëllimi i tyre për momentin”.

“Nëse ata hynë në garë për titull – dhe për ta bërë këtë ata duhet ta mposhtin Cityn të dielën – ndoshta mund të shohim ku janë ata pas shtatë apo tetë ndeshjeve. Shpresoj në përparimin e Liverpoolit, kurse City mund të këtë zbritje”.

“City për momentin është në një formë tepër të mirë. Është e pamundshme t’i zësh ata. City nuk mund t’i fitojë çdo ndeshje kështu kështu që pres që të lëshojnë pikë në ndonjë fazë të tyre”.

“Por problemi është për Liverpoolin sepse ka humbur shumë pikë – sigurisht nëse ata dështojnë për të fituar në Anfield si në mesjavë do të jetë vështirë”.

Carragher ende beson se Klopp do të merr rezultat pozitiv kundër City pavarësisht formës jo stabile të skuadrës, me Alisson, FAbinho dhe Sadio Mane që do të rikthen pasi munguan në ndeshjen kundër Brightonit.

“Nuk është sekret se si luan Liverpool, ata i kanë shkaktuar edhe më parë probleme Cityt”, tha ai. “Guardiola ka thënë se kjo skuadër e Liverpool është kundërshtari më i vështirë që ai ka hasur në karrierën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat