Presidenti “tradhton” Messi-n: Nuk është më më i miri në botë

Futboll

Presidenti “tradhton” Messi-n: Nuk është më më i miri në botë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:37
Leo Messi

Presidenti i Lanus ka “tradhtuar” Leo Messi-n.

Nicolas Russo, gjithmonë një tifoz i madh i yllit të Barçës, duket se ka ndryshuar mendim për “Pleshtin”.

“Sot, nuk është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë ai për Sport. “Sigurisht, është mes futbollistëve më të rëndësishëm, por diçka ka ndryshuar”.

“Scaloni po punon të kombëtarja për një projekt që të përfshijë Messi-n, por që të mos varet nga ai. Kështu është më mirë. Nuk e them se kush është më i miri, por nuk është argjentinas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat