Skuadra e madhe gjermane futet në garë për Muçin

Futboll

Skuadra e madhe gjermane futet në garë për Muçin

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Skuadra e madhe gjermane futet në garë për Muçin

Pas Serisë A, një tjetër skuadër e nivelit të lartë kërkon shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Bëhet fjalë për skuadrën e Bundesligës 1, Schalke 04.

Edhe pse është e fundit në renditje, menaxherët e ekipit gjerman janë interesuar për lojtarin dhe kanë testuar sesa vlen.

Klubi gjerman mendon se lojtari është shumë i vlefshëm dhe ndoshta në ditët në vazhdim do të ketë një ofertë.

Në fakt, Bundesliga ka mbyllur merkaton, por skuadra gjermane mund ta kërkojë për sezonin e ri ose do ta blejë dhe ta xhirojë në një nga skuadrat që ka lidhje dhe që mund ta aktivizojnë sulmuesin bardheblu.

Schalke është skuadra e radhës që interesohet për Ernest Muçin. Lista e bardhebluve është shumë e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat