Dybala paralajmëron rikthimin

Futboll

Dybala paralajmëron rikthimin

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se është pranë rikthimit nga lëndimi.

Argjentinasi pësoi një lëndim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë në ndeshjen e Serie A kundër Sassuolos në fillim të muajit janar.

Gjatë të enjtes, 27-vjeçari është parë në stërvitjet e skuadrës, ndërsa mediat kanë raportuar se mund të përfshihet në skuadrën që do të luajë kundër Romës të shtunën mbrëma, por kjo vështirë mund të ndodhë.

Dybala e ka publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale me përshkrimin: “Duke parë kah rikthimi”.

Në javën e kaluar, drejtori Fabio Paratici kishte thënë për Sky Sport Italia se lëndimi nuk është aq serioz sa ishte besuar dhe se lojtari mund të kthehej brenda 7-10 ditësh.

Gjasat janë të mëdha që ‘La Joya’ të kthehet ndaj Napolit më 13 shkurt ose katër ditë më pas në Ligën e Kampionëve kundër Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat