Ademi 'injoron' Kosovën, ja arsyeja

Futboll

Ademi 'injoron' Kosovën, ja arsyeja

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Ademi 'injoron' Kosovën, ja arsyeja

Kemal Ademi ka qenë njëri prej emrave më të përfolur së fundmi që mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Futbollisti ende nuk ka vendosur saktësisht, derisa ka dy rrugë – Kosovën ose Zvicrën..

Në një intervistë me “20min.ch”, Ademi ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare.

“Asnjë kërkesë zyrtare nuk kam marrë ende. Kam biseduar me personat përgjegjës të të dyja vendeve dhe tani po pres. Por, gjithashtu nuk ndjej presion aspak. Aspak. Nëse ka ndonjë ofertë, unë do të vendos sipas mendjes sime”, ka thënë Kemal Ademi.

I pyetur nëse do t’i telefononte trajneri i Zvicrës, Vladmir Petkoviq, si do të vepronte, përgjigjja e Ademit ishte kjo:

“Do të isha shumë i lumtur nëse ai do të më kontaktonte. Gjithashtu kam biseduar edhe me prindërit e mi pë vendimin. Tendencat tani po lëvizin drejt Zvicrës, por ende asgjë nuk është vendosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat