Tifozja humbi jetën tragjikisht, kapiteni i klubit bën gjestin...

Futboll

Tifozja humbi jetën tragjikisht, kapiteni i klubit bën gjestin...

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Tifozja humbet jetën tragjikisht, kapiteni i klubit bën gjestin...

Kapiteni Jack Grealish ka bërë një gjest human, teksa ka dhuruar 2 mijë funte për varrimin e një tifozeje të Aston Vilës, e cila fatkeqsisht humbi jetën në një aksident automobilistik.

Tifozja 18-vjeçare u përplas me makinën e saj Fiat 500 në një pemë, ku edhe ndërroi jetë tragjikisht në vendin e ngjarjes.

Mia, e cila ishte një tifoze e skuadrës së Premier League, e kishte shprehur hapur që lojtari i saj i preferuar ishte kapiteni Jack Grealish kështu që shoqja Rosie Fletçer u kërkoi miqve dhe familjes së saj të etiketonin mesfushorin 25-vjeçar në një postim në Instagram.

Pas kësaj, ai u përgjigj me një mesazh ku njoftoi se do të jepte një shumë prej 2,000 funte në faqen e Mia Fund Go Me.

“R.I.P Mia. Duke dërguar ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve tuaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat