Ramos tërhiqet nga stërvitja, dyshohet për lëndim

Futboll

Ramos tërhiqet nga stërvitja, dyshohet për lëndim

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Sergio Ramos

Sergio Ramos është detyruar të tërhiqet nga stërvitja e Real Madridit para ndeshjes ndaj Huescas që do zhvillohet në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Tërheqja e kapitenit të Real Madridit nga stërvitja ishte befasuese, kjo pasi që ai u stërvit mirë dje dhe të gjitha faktet tregonin për një rikthim të tij në skuadër.

Ramos ishte ankuar për dhimbje dhe kishte treguar se kishte luajtur ndeshjen ndaj Athletic Bilbao në Superkupën e Spanjës me dhimbje, që nga kjo ndeshje ai ka vuajtur të rikthehet në formën optimale për “Los Blancos”.

Përpos Ramos, lajm i mirë për Zidane është rikthimi i Nachos, pasi u rikthye nga ballafaqimi me COVID-19.

Për “Los Blancos” do të mungojnë Hazard, Carvajal, Vazquez dhe Valverde.

Edhe trajneri Zinedine Zidane, është rikthyer në stolin e Realit, pasi rezultoi negativ në testimin e fundit kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat