Fushë e bukur e futbollit në Kosovë!

Futboll

Fushë e bukur e futbollit në Kosovë!

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Fushë e bukur e futbollit në Kosovë!

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, si gjithmonë investon në kuadro të reja, por kësaj radhe edhe në infrastrukturë!

Është fusha me një pamje të bukur në lagjen Arbëria dhe që po mahnit edhe vizitorët.

“Nisin punimet për ndërtimin e dy fushave ndihmëse!
Njëra do të jetë e hapur, kurse njëra e mbyllur.

Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin e ri pranveror, klubi verdheblu njofton se tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e dy fushave ndihmëse me bar artificial, fusha këto që do të financohen nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të cilat jemi tejet falënderues, sepse do të jenë ndihmesë e madhe në zhvillimin e aktiviteteve të klubit”, njofton KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat