“Lufta” për vendin e dytë, Apolonia pret Tiranën

Futboll

“Lufta” për vendin e dytë, Apolonia pret Tiranën

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:08
“Lufta” për vendin e dytë, Apolonia pret Tiranën

Java e njëmbëdhjetë e kampionatit të futbollit të femrave që do të luhet këtë fundjavë konsiston edhe me mbylljen e fazës së parë të kampionatit. Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë.

Java e njëmbëdhjetë do të hapet me derbin korçar Skënderbeu-Bilisht Sport, të shtunën në ora 12:30, me dy ekipet që vijnë pas humbjeve në javën e dhjetë. Skënderbeu do të tentojë të marrë fitoren e tretë në kampionat, duke qenë edhe më favorite në letër në ndeshjen kundër vajzave të Bilishtit, të cilat ende po vuajnë dhe nuk po marrin pikën e parë në këtë sezon.

Supersfida e kësaj jave do të luhet këtë të shtunë në Fier, mes Apolonisë së vendit të dytë dhe Tiranës së vendit të tretë. Dy pikë është diferenca mes dy ekipeve, me Apoloninë që do të luajë për t’iu larguar Tiranës me 5 pikë dhe me Tiranën që do të tentojë të kapë vendin e dytë dhe t’i afrohet më shumë vendit të parë.

Të dyja ekipet vijnë pas disa fitoreve radhazi dhe nesër do të luajnë vetëm për 3 pikët.E diela do të mirëpresë katër ndeshjet e tjera të javës, me Partizanin që do të mirëpresë në kryeqytet shkodranet e AAS. Kryeqytetaset vijnë pas fitores së thellë në Bilisht ndërsa AAS u dorëzua përballë vajzave të Teutës. AAS do të tentojë të marrë tre pikët në kryeqytet përballë Partizanit të vendit të shtatë, që gjendet në kuotën e 15 pikëve.

Teuta do të presë në Durrës vajzat e Tirana AS. Bregdetaret vijnë pas fitores në Shkodër dhe do të tentojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat ndërsa Tirana AS vjen pas humbjes me kryesuesen e Vllaznisë.Në Shkodër, kryesuesja e kampionatit, Vllaznia do të presë Juban Danjën. Në këtë derbi që do të luhet të dielën duke nisur nga ora 14:30, vajzat e Juban Danjës do të tentojnë të bëjnë surprizën, përballë një Vllaznie, e cila ende nuk është thyer këtë sezon, duke kryesuar me 30 pikë të plota pas 10 javësh kampionat.Kinostudio do të presë në Tiranë vajzat e Lushnjes.

Një ndeshje e lehtë në letër për kryeqytetaset, të cilat do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas dy javësh jo pozitive.

Kalendari i javës së njëmbëdhjetë:

E shtunë/ Skënderbeu – Bilisht Sport ora 12:00
E shtunë/ Apolonia – Tirana ora 13:30
E diel/ Partizani – AAS ora 12:30
E diel/ KF Teuta – Tirana AS ora 14:00
E diel/ Vllaznia – Juban Danja ora 14:30
E diel/ Kinostudio – Lushnja ora 14:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat