Mourinho nuk i frikësohet

Futboll

Mourinho nuk i frikësohet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:17
Mourinho nuk i frikësohet

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka reaguar rreth thashethemeve të fundit se mund të shkarkohet shkaku i rezultateve të dobëta.

Trajneri portugez ka bërë të ditur se nuk ndihet në presion pas këtyre rezultateve.

“Jam mësuar me presionin çdo ditë dhe nuk ka nevojë që të tjerët të më bëjnë presion”, deklaroi Mourinho.

Trajneri 58-vjeçar këtë sezon me Tottenhamin, në Premier League, pas 21 xhirove është në pozitën e tetë me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat