Marku: Duro na motivoi

Futboll

Marku: Duro na motivoi

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:49
Marku: Duro na motivoi

Albion Marku ishte një nga më të mirët në fushë për Laçin në suksesin shumë të rëndësishëm ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për Gol pas Goli 20-vjeçari nga Rrësheni tregoi edhe sesi i motivoi trajneri Shpëtim Duro futbollistët gjatë pushimit ndërsa shtoi.

“Në pushimin e pjesëve, trajneri Duro na motivoi që të vazhdonim me atë rritëm dhe të luanim sa më fortë. E dinim që ekipi kundërshtar nuk është në lartësinë fizike me ne dhe menduam ta kapnim në pjesën e tytë. Ndihem shumë mirë, të gjithë më afrojnë, djemtë janë shumë të mirë, stafi është shumë i mirë.

Me skemën 3-5-2 ndihëm shumë mirë, luaj në të dyja fazat. Jam përshtatur mirë në këtë pozicion.

Mungesa e “Fair Play”-t – Me thënë të drejtën Isaevski po vraponte drejt topit, nuk e pashë Markun që ishte në tokë, kur e ktheva kokën mbrapa kur mbaroi aksionin e vura re”, u shpreh Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat