Kampionati brazilian futet te faza e nxehtë

Futboll

Kampionati brazilian futet te faza e nxehtë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:16
Kampionati brazilian futet te faza e nxehtë

Kampionati brazilian futet te faza e nxehtë dhe ajo finale.

Flamengo fiton derbin kundër Vasco da Gama me rezultatin 2-0. Ndeshja e luajtura në “Maracanã” u zgjidh falë golave të Gabriel Barbosa nga një penallti dhe Bruno Henrique.

Një sukses që lejon Rubro-Negro të afrohet me Internacional, i ndaluar në 0-0 nga Athletico Paranaense.

Kur kanë mbetur katër javë për të shkuar në fund të kampionatit, kjo është situata (pozicionet kryesore): Internacional 66 pikë; Flamengo 64 pikë; Atlético Mineiro 60 pikë; Sao Paulo 58 pikë; Fluminense 56 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat