Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore të madhe 

Futboll

Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore të madhe 

Nga: K.Goca Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore të madhe 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me St. Paulin, arkëtuan tre pikë të mëdha, duke iu shmangur pjesës së poshtme të tabelës. 

St. Pauli si vendas ngadhënjeu me rezultat 2:1 kundër Sandhausenit. 

Paçarada tregon angazhim maksimal dhe ia doli që të gjunjëzon ish skuadrën e tij.

Futbollistët Kyereh (67'), Burgstaller (71') shënojnë për St. Paulin dhe Behrens (74') për Sandhausenin. Paçarada u paraqit tërë takimin.

Pas javës së 20-të në Bundesliga II, St. Pauli ngrihet në vend të 13-të me 22 pikë, ndërsa Sandhausen është i 16-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat