Po kalon një nga momentet më të vështira

Futboll

Po kalon një nga momentet më të vështira

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:32
Po kalon një nga momentet më të vështira

Ansu Fati po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij të shkurtër, por intensive, si futbollist.

Siç ka njoftuar mediumi spanjoll AS, sulmuesi i Barcelonës ka shfaqur probleme serioze në gjurin e tij të majtë gjatë fazës së riaftësimit, duke mos qenë në gjendje të përballonte ngarkesat e larta fizike për shkak të inflamacionit (në gju).

Kjo situatë e pafavorshme ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga caktimi i një afati për kthimit në fushë. Tashmë rëndësi ka riaftësimi 100% e jo koha e kthimit.

Mediet në Spanjë kanë zbuluar sot se Ansu Fati i është nënshtruar në fshehtësi të plotë një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale nga Dr. Ramon Cugat.

Operacioni mësohet se është kryer në fund të muajit janar.

Talenti spanjoll u operua fillimisht më 9 nëntor për një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë.

Objektivi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh t’i nënshtrohej përsëri operacionit, vetëm dy muaj më vonë.

Për momentin situata nuk është përmirësuar shumë dhe Fati është duke bërë ushtrime në pishinë.

18-vjeçari pritet që të rikthehet me stërvitje në fushë vetëm pas dy muajve ndërsa tani vihet në pikëpyetje grumbullimi i tij nga Spanja për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat