Në vend që të ngrihej pak para mesnatës...

Futboll

Në vend që të ngrihej pak para mesnatës...

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Në vend që të ngrihej pak para mesnatës...

Një udhëtim që është bërë i pafund. Protagonist, pavarësisht nga emir dhe rëndësia, është Bayerni i Hansi Flick. Avioni për Katar, i planifikuar të nisej në mesnatë, është ngritur nga pista vetëm në orën 9 të mëngjesit. 

Një vonesë, që shkaktoi nervozizëm dhe irritoi drejtuesit e lartë të klubit gjerman, si dhe lojtarët. Po, sepse ekspedita në Botërorin e Klubeve (ndeshja e parë e së hënës, kundër Al-Ahly) filloi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Bayerni, pasi kishte luajtur në Bundesliga të premten në mbrëmje kundër Hertha Berlin, menjëherë pas ndeshjes shkoi në aeroport për të fluturuar drejt vendit arab, ku do të përpiqet të shtojë edhe një titull tjetër në një vitrinë tashmë të mbushur plot. Ekipi dhe menaxhmenti u sistemuan në avion prej orës 23:30, por vonesat në lidhje me autorizimet e sigurisë e kanë shtyrë fluturimin për më shumë se 7 orë.

“Në vend që të ngrihej pak para mesnatës, siç ishte planifikuar fillimisht, avioni me ekuipazhin në bord nuk u lejua të fluturonte deri në orën 7 të mëngjesit. Për shkak të qëndrimit të paplanifikuar brenda natës, ishte e nevojshme të ndryshohej ekuipazhi dhe avioni. Pra, duhej bërë një ndalesë në Mynih. Nga atje, aeroplani u ngrit për në Doha në 09:15”, – njofton klubi bavarez.

Karl-Heinze Rummenigge, CEO i Bayern, duke folur për “Bild” shfaqi bezdisje të madhe: “Ne ndihemi të mashtruar nga autoritetet përgjegjëse. Ata nuk e kanë idenë se çfarë dëmi i kanë shkaktuar ekipit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat