Ndalet Arturo Vidal

Futboll

Ndalet Arturo Vidal

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Ndalet Arturo Vidal

Ndalet Arturo Vidal. Ish mesfushori i Barcelonës u detyrua të braktisë ndeshjen me Fiorentinën, sfidë të cilën e fitoi Interi.

Interi ka konfirmuar në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ se kjo ndodhi pasi mesfushori kilian ka probleme me gju.

“Arturo Vidal u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një mavijosje në gjurin e tij të majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ish-lojtari i Juves dhe Barçës, ndër të tjera; pati dhimbje dhe mbeti në dhomën e zhveshjes, kështu që kushtet e tij do të vlerësohen.

Shpresa për Conte është se nuk ka asgjë serioze.

33-vjeçari ka bërë 24 paraqitje për Interin, ka shënuar 2 gola këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat