Çfarë kishte menduar Ronaldo se do të bëhej në moshën 36-vjeçare?

Futboll

Çfarë kishte menduar Ronaldo se do të bëhej në moshën 36-vjeçare?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:10
Çfarë kishte menduar Ronaldo se do të bëhej në moshën 36-vjeçare?

Cristiano Ronaldo nuk e ka humbur kurrë vetëbesimin, por ka pranuar se nuk e kishte parashikuar “jetëgjatësinë” e tij në futboll.

Pesëherë fituesi i “Topit të Artë” ka zbuluar se si i ri, ka menduar se tani do të ishte peshkatar në Madeira, në vendin e vogël aty ku ai u rrit.

“Kam menduar se do të bëhesha peshkatar në Madeira”, ka thënë ai për “Canal 11”.

“Kjo nuk kishte ardhur kurrë në mendjen time. Doja të bëhesha futbollist profesionist, por nuk e kam menduar se do të fitoja këto që kam fituar”, tregoi ai.

Ronaldo ndonëse 36-vjeçar, vazhdon ende të jetë në formë mbresëlënëse.

Ai ka shënuar 22 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat