Real Madridi në pritje të Mbappes

Futboll

Real Madridi në pritje të Mbappes

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe

Real Madridi thuhet se po pret Paris Saint-Germain para së të bëjë një ofertë për sulmuesin francez, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez është njëri nga emrat më të përfolur në botë dhe shkaku i situatës së tij me kontratë ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha.

Mbappe ka një ofertë kontrate në tavolinë, por nëse ai nuk e nënshkruan atë, PSG mund të shikojë për të shitur atë dhe të mos rrezikojë ta humbasë atë falas.

Sipas gazetës Marca, Real Madridi do të japë kohën e tij dhe do të presë që PSG të nxjerrë Mbappen në treg përpara se të bëjë një lëvizje.

Mbretërit vazhdojnë të mbesin klubi më i interesuar për Mbappen dhe ka disa vite që po e ndjekin me vëmendje.

Përveç Real Madridit, emri i Mbappes është lidhur shumë edhe me një transferim të Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat