Juventusi e do ende transferimin e Zaniolos

Futboll

Juventusi e do ende transferimin e Zaniolos

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Nicolo Zaniolo

Ylli italian i Romës, Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet një objektiv i madh i Juventusit.

21-vjeçari nuk ka luajtur fare këtë sezon për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar, por ende parashikohet si një yll i ardhshëm i futbollit italian.

Emri i tij ka vazhduar të lakohet edhe gjatë kohës sa është i lënduar dhe Zaniolo është lidhur shumë me një largim nga Olimpico.

Klubi më i përfolur për transferimin e yllit italian ka qenë Juventusi dhe vazhdon të mbetet.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Juventusi është ende i interesuar të nënshkruajë me Zaniolon.

Lojtari thuhet se mund të largohet nga kryeqyteti nëse Roma nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat