Takumi Minamino shkruan një rekord të ri

Futboll

Takumi Minamino shkruan një rekord të ri

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Takumi Minamino shkruan një rekord të ri

Takumi Minamino ka debutuar me gol te skuadra e Southamptonit, aty ku u huazua nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Southampton pësoi humbje në udhëtim te Newcastle United me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier Ligë.

Njërin nga golat për skuadrën mysafire e shënoi Minamino, i cili shkroi edhe një rekord me këtë gol.

26 vjeçari u bë futbollisti i parë japonez që shënon gol me dy skuadra të ndryshme në Premier Ligë.

Para Southamptonit, Takumi Minamino kishte shënuar edhe për Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat