Kur Besnik Kollari shpërtheu me gola dhe e shkatërroi Dritën në vitin 1995, në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Kur Besnik Kollari shpërtheu me gola dhe e shkatërroi Dritën në vitin 1995, në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Kur Besnik Kollari shpërtheu me gola dhe e shkatërroi Dritën në vitin 1995, në Gjeneratën e Republikës

Prishtina - Drita, dy rivalë të mëdhenj, sidomos në vitet e pasluftës, rivaliteti mes i tyre gjithmonë ka qenë deri në pikën e fundit.

Të martën e fillim javës së ardhshme përkatësisht me 9 shkurt (ora 13.00), do të ndeshen Prishtina – Drita në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës. 

Kujtojmë një ndeshje të para 26 viteve (me 1 qershor, 1995, në Gjeneratën e Republikës) mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës Kosovës.  

Në petkun e Prishtinën u paraqitën plot yje, si Besnik Kollari, Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Adil Vokrri, Fadil Berisha, Abdullah Rafuna,  Milaim Humolli, Ahmet Beselica, etj. Prishtina e kishte fituar takimin me rezultat bindës 3:1.

Besnik Kollari shpërtheu me dy gola në minutën e 2-të dhe të 72-tën, që mjaftuan për ta eliminuar Dritën. Në këtë ndeshje Drita nuk e realizoi një penallti në minutën e 80-të, kur Sylejmani kishte gjuajtur jashtë porte.  Në finalen e Kupës së Kosovës, Prishtina triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit të Klinës. 

Prishtina-Drita 3:1
Gjyqtarë Enver Voca.
Shënues: Kollari (3' e 72'); Bajrami (70') - Halili (84').
Prishtina: Beselica, Berisha, Duraku, M. Humolli, Morina, Q. Humolli, Bajrami, Kollari, Rafuna (Aliu), Tovërlani dhe Vokrri (Namani).
Drita: Bunjaku, Salihu, Murseli, Xhemajliu, Sylejmahi, Halili, Aliu, Isufi, Ajeti, Azizi dhe Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat