Teutën e nderon një mbrojtës, kreu është vetëm 7 pikë larg

Futboll

Teutën e nderon një mbrojtës, kreu është vetëm 7 pikë larg

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Teutën e nderon një mbrojtës, kreu është vetëm 7 pikë larg

Pas dy rezultateve jo të mira, Teuta merr frymë lirisht falë sukses minimal ndaj Apolonisë në Niko Dovana, një fitore që e ngjiti skuadrën e Edi Martinit në kuotën e 30 pikëve dhe e ngushtoi në vetëm 7 pikë diferencën me Vllazninë kryesuese.

Durrsakët iu falën një goli të mbrojtësit Rustem Hoxha, pas një goditjeje me të majtën nga jashtë zone.Në pjesën e parë portieri Harizaj ndali Dejvi Bregun, kurse kapiteni Arapi me një gabim i dha mundësinë Levendit që të rrezikonte. I riu i Apolonisë nuk gjuajti saktë i vetëm me portierin Frashëri.

Në të dytën Teuta u hodh në sulm dhe aktivizoi Grudën e Jackson për të shtuar sulmet drejt portës së Apolonisë.

Gjithsesi zgjidhja erdhi nga një mbrojtës me eksperiencë si Rustem Hoxha, i cili shënoi nga distanca në minutën e 77-të.  Javën e ardhshme Teuta do të ketë mundësi të afrohet më shumë pasi ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Skënderbeut në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat