Zidane: Reali kurrë nuk do të mbajë kokën ulur

Futboll

Zidane: Reali kurrë nuk do të mbajë kokën ulur

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Zidane: Reali kurrë nuk do të mbajë kokën ulur

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Huescas, të cilën ndeshje “Los Blancos” e fituan me rikthim.

Real Madrid triumfoi ndaj Huescas me rikthim në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Në rikthimin e tij, Zidane para ndeshjes nuk pati një konferencë aq të lehtë, shkaku i pyetjeve të gazetarëve për formën e dobët të Realit. Tekniku francez reagoi ashpër ndaj disa pyetjeve, por tani pas fitores ndaj Huescas, gjërat janë qetësuar paksa.

Ai u shpreh i kënaqur me karakterin e skuadrës dhe foli për lëndimin e kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos, për të cilin tha se i dërgoi një mesazh.

“Sot ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Duhet të rikthejmë lumturinë tonë, futbollin tonë dhe ajo vjen pak e nga pak”, tha ai.

“Duhet të tregojmë karakter dhe të tregojmë që jemi të denjë të luftojmë deri në fund”, tha francezi.

“Reali kurrë, kurrë nuk do ta ulë kokën poshtë. Ne do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Për kapitenin Ramos ai tregoi se ishte në kontakt me të.

“Po, i kam dërguar Sergios një mesazh. Operacioni shkoi mirë dhe ne e dimë që ai do të rikthehet sërish”, tha Zidane.

“Ne duhet të rikupërohemi pak e nga pak. Ta rikthejmë lumturinë e cila e ka emrin Real Madrid”, përfundoi Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat